Bukuroshja shqiptare Jori Delli po përflitej prej disa javësh për një romancë me reperin e njohur italian, Fred de Palma.
Në llogarinë e tij në Instagram qarkullonin foto me një vajzë të cilës nuk ia tregonte portretin, por i ngjante shumë Jorit.
Ndaj, vetë modelja ka vendosur t’i shuajë aludimet duke konfirmuar lajmin. Në InstaStory, ajo ndau një moment gjatë performancës së Fred de Palma-s në skenë, ku mes rreshtash shprehet “E dashura ime është shqiptare”.
Duket se çifti ka vendosur ta bëjë tashmë publike romancën e re, që do të jetë më e komentuara e showbiz-it.