sh-banorja e “Big Brother VIP” Jori Delli tregoi disa detaje pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku zbuloi marrëdhënien që ka me çiftin Ejlli.
Ajo tha se me Luizin janë takuar një ditë përpara emisionit “Më lër të flas”, ku edhe kanë diskutuar.
“Nuk jam bashkë me Luizin. Kur kam qenë brenda nuk e kam ngacmuar fare. Pse si merrni ato klipet kur i them e kam si vëlla. Nuk flas, por e pashë dje për herë të parë tek takimi. Bëmë disa muhabete”, tha Jori.
Por e kundërta ka ndodhur me Kiarën, ku ish-banorja shprehu se nuk kanë folur, ndërsa një herë që i ka shkruajtur i ka kthyer përgjigje shumë shkurt.
“Me Kiarën nuk kam marrëdhënie. Nuk i kam dot me zor me njerëzit. Pasi i shkruajta më ka kthyer përgjigje shumë më mbrapa dhe shkurt. Por them se janë shumë të ngarkuar me punë”, u shpreh ajo.