Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana ka pasur disa thumba së fundmi.
Ata kanë qenë të drejtuar kundrejt Efit, finalistes së Big Brother VIP Albania.
Juli ka postuar një kolazh fotosh që tregojnë stilin identik të flokëve që Efi pati mbrëmë në spektakël me atë që bukuroshja kishte në prime-n festiv të 17 shkurtit.
Finalistja e Big Brother VIP Kosova që ishte njëherësh edhe femra më e votuar në sezonin e parë në këtë periudhë pas daljes është treguar shumë aktive në intervista, projekte e punë që duket se do e mbajnë shumë më shumë në Kosovë e Shqipëri sesa në Britani të Madhe.