Ndonëse paraqitjet e tij janë të rralla kohëve të fundit, ylli i njohur Justin Bieber ka performuar së fundmi në një dasmë madhështore.
Ai ka kënduar këngë të tij për djalin e njeriut më të pasur të Indisë .
Gjatë fundjavës, këngëtari kanadez fluturoi në Mumbai për të performuar për Anant Ambani dhe Radhika Merchant.
Mirëpo Justin Bieber nuk ishte i vetmi këngëtarë i njohur që përformoi në këtë dasmë, ditë më parë edhe Rihanna, këndoi për çiftin e pasur.
Derisa është raportuar se në dasmën e milionerëve indian kanë performuar edhe shumë yje të tjerë, dhe pritet që festës së fundi ti bashkohet edhe këngëtarja e njohur Adele, të paktën kështu kanë njoftuar mediat e huaja. /Gazeta Enigma
Justin Bieber në Indi, performoi “ekstra” për çiftin e pasur indian
