Kader Kicaj ngjall dyshime për romancë të re

Kader Kicaj ngjall dyshime për romancë të re

Kader Kicaj ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve te jeta e saj private, pas një postimi të fundit në Instagram që ka nxitur menjëherë spekulime për një romancë të mundshme.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, e cila prej kohësh është komentuar në mediat rozë, po shijon disa ditë pushimesh në Bodrum të Turqisë.

Në fotografitë e publikuara, Kaderi shfaqet në një plazh luksoz, e veshur me bikini ngjyrë kremi dhe kapele verore, duke marrë komente të shumta për paraqitjen e saj.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte përshkrimi misterioz që shoqëroi postimin. “Nuk jam e sigurt nëse po ndjek diellin apo një dashuri verore”, shkroi ajo.

Related Articles