Shumë shpejt pritet të publikohet projekti muzikor “Kaje” nga Dafina Zeqiri dhe Yll Limani.
Kjo nuk është hera e parë që dyshja bashkojnë forcat dhe edhe këtë herë siç duket do të jetë hit i verës,
Dafina dhe Ylli para dy vitesh publikuan këngën “Mos shko”, që ishte një projekt shumë i suksesshëm për ta.
Në rrjetet sociale, këngëtarët kanë ndarë me ndjekësit një video duke zbuluar pak nga kënga e tyre e re.