Kampionia e Kosovës, Trepça ka fituar për të dytën herë radhazi, kësaj radhe duke mundur Vëllaznimin në Gjakovë.
Shifrat finale ishin 65:87, ndeshje kjo e javës së tretë të ProCredit Superligës.
Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e dytë, që përfundoi 10:30 dhe kjo ishte e mjaftueshme për mitrovicasit, që të ruajnë epërsinë deri në fund dhe të shënojnë fitoren e dytë në dy përballje.
“Xehetarët” kanë dy fitore në dy ndeshje, kurse kuqezinjtë një fitore e dy humbje.
Më i miri te vendasit ishte Shizz Levan Alston me 17 pikë, kurse te mysafirët u dalluan Desmond Cambridge Jr me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 14 pikë, katër kërcime e katër asistime. /Gazeta Enigma