Reperi Kanye West vetëm disa ditë pasi u zbulua se dyshohet se është i përfshirë në një incident në Los Angeles, tregoi gjithçka për jetën e tij të dashurisë në një bisedë të sinqertë me podcastin “The Download”.
Ai ndër të tjera ka treguar edhe se me cilin personazh të famshëm ai dhe gruaja Bianca Censori do të bënin një treshe.
Siç raporton Daily Mail, reperi u duk thellë në mendime ndërsa u pyet nga prezantuesi Justin Laboy se me cilën grua të famshme do të bënte një treshe, përpara se të përgjigjej: “Michelle Obama”.
Kujtojmë se Michelle Obama ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga viti 2009-2017, e martuar me ish-presidentin Barack Obama.