Kaq kohë mund të zgjat efekti i vaksinës antiCOVID-19

Kaq kohë mund të zgjat efekti i vaksinës antiCOVID-19

Me miliona njerëz në të gjithë botën që bo vaksinohen kundër COVID-19 çdo ditë, ka shumë mundësi për t’u ndjerë optimist në lidhje me pjesën tjetër të pranverës dhe verës.

Një raport i ri nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) që doli në fillim të prillit u përpoq t’i përgjigjej pyetjes se sa mund të zgjat efekti i kësaj vaksine. Shkencëtarët studiuan mbi 4,000 punëtorë thelbësorë të vaksinuar që morën vaksinën Pfizer dhe ata zbuluan se mban efektivitetin e saj për të paktën gjashtë muaj, transmeton Telegrafi.

Një studim i veçantë që doli ditë më vonë tregoi jetëgjatësi të ngjashme nga vaksina Moderna. Johnson & Johnson mund të tregojnë shenja të ngjashme të ruajtjes së efikasitetit të tyre me kalimin e kohës, por nuk ka dalë në treg për aq kohë.

Ne do të dimë më shumë me kalimin e kohës dhe kur jemi në gjendje të studiojmë subjektet që kanë marrë një vaksinë antiCOVID-19 shumë kohë më parë, por disa mjekë besojnë se këto vaksina duhet të zgjasin të paktën një vit pa kërkuar shtesa.

Megjithëse qëndrueshmëria e përgjithshme e këtyre vaksinave mund të mos jetë plotësisht në kontrollin tuaj, ka disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetës që mund të mbani mend për t’u siguruar që të merrni sasinë maksimale të efikasitetit nga vaksinat.

Related Articles