Duket se shumica prej banorëve të “Big Brother VIP2” kanë nisur që të ‘godasin’ Luiz Ejllin dhe shkak është bërë sjellja e tij.
U përfol se gjatë debatit midis Luizit dhe Kejvinës,kjo e fundit e ka goditur me shuplakë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku vetë Kejvina pranon se ka qëlluar me shuplakë Luizin teksa flet me Kristin.
Po ashtu, ajo e ka qëlluar atë me cigaren elektrike, gjë që është pranuar sot nga disa banorë, përfshirë edhe Luizin.
Në rregullat e produksionit diçka e tillë ndalohet në mënyrë absolute, teksa mbetet për tu parë çfarë vendimi do merret për Kejvinën.