Kënga e Dua Lipës emërohet më e popullarizuara e shekullit të 21-të nga një këngëtare femër

Kënga e Dua Lipës emërohet më e popullarizuara e shekullit të 21-të nga një këngëtare femër

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të ketë sukses pas suksesi.

Pas lansimit të albumit të tretë të saj të quajtur “Radical Optimism” në vitin që lamë pas, këtë vit, Dua ka diçka tjetër për t’u krenuar.

Kënga e saj shumë ritmike – “Levitating”, është emëruar si kënga me e popullarizuar e shekullit të 21-të, nga magazina amerikane Billboard.

Levitating është një këngë nga albumi i dytë i Duas, i quajtur “Future Nostalgia”, i cili po ashtu ka korrur suksese historike.

Kjo këngë zuri vendin e dytë në Billboard Hot 100 më 2021, ndërkohë që qëndroi prezente në chartet amerikane për 77 javë, koha më e gjatë për një këngë nga një artiste femër.

Në listën e të gjitha këngëve më të popullarizuara ku bëjën pjesë edhe artistët meshkuj, “Levitating”, është radhitur në vendin e nëntë.

Kënga më e popullarizuar e këtij shekulli deri më tani është “Blinding Lights” nga The Weeknd, e pasuar nga këngë të tjera si “Uptown Funk”, “Stay” dhe “Party Rock Anthem”. /Gazeta Enigma

Related Articles