Vargjet e këngës ”Hasan Aga” dhe çikës Poturesh që nga 20 shkurti nuk do të jenë vetëm vargje këngësh.
Më këtë datë në Preshevë, do të jepet premiera e shfaqjes së kësaj ngjarje që përshkruhet ndërvite, si një histori dashurie që në moshë të re.
“Është një ngjarje që të gjithë e kemi dëgjuar në këngë, po asnjëherë se kanë pa të palsuar në skenë”, tha aktori Gani Veseli.
Fundi, për të dy personazhet ishte tragjik, pasi Hasanin familja e marton me një vajzë tjetër, kurse vetë i kishte dhënë besën një tjetre. Aga vendos ta vret vetën, teksa njëjtë vepron edhe vajza poturesh, me të dëgjuar për rastin.
“Një storje dashurie, ku fillon me dramë, shair, komedi e në fund në tragjedi”, tha regjisori Kastriot Sopi.
Në rolin e Hasan Agës do të luaj aktori Artan Ibishi, ndërsa Blerina Veseli, do të jetë në rolin e vajzës Poturesh.
Pas premierës në Luginë, drama do të shfaqet edhe në shumë qytete të Kosovës, ndërsa në qershor do të jetë edhe në Cyrih të Zvicrës.