Julia Misley ka ngritur një padi për sulm seksual kundër këngëtarit të Aerosmith, Steven Tyler. Më saktësisht, ajo pretendon se ai e ka përdhunuar kur ishte e mitur.
Steven Tyler mohoi të gjitha akuzat, duke përmendur një sërë provash me të cilat u përpoq të përgënjeshtronte gjithçka për të cilën akuzohej.
Sipas pretendimeve të saj, Steven ka bërë një gjë të tmerrshme 48 vjet më parë, ai e përdhunoi atë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç. Stephen ishte 24 vjeç në atë kohë dhe në prapaskenë në Portland ku ata mbajtën një koncert, ai u takua me Julia Holcomb, e cila ishte adoleshente dhe e magjepsur nga grupi muzikor, ndryshoi stilin e veshjes për të marr vëmendjen e yllit të rock.