Vesa Luma, këto ditë është rikthyer nga Zelanda e Re në vendlindje.
Ajo ka shfrytëzuar rastin që të çmallet me familjarët e saj dhe shoqërinë në Prishtinë, gjersa duke qenë në shtëpinë e vendlindjes, nuk ka hezituar që të shfletojë edhe arkivat.
Më saktësisht, këngëtarja Luma ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga Revista “Trendy” e vitit 2004.
Në kopertinë ndodheshin yjet e atëhershëm të spektaklit të talenteve “Ethet e së premtes”, që tashmë janë emra të njohur të tregut muzikor shqiptar.
“E more Luiz, na ktheve 20 vjet mbrapa”, ka shkruar Vesa në një fotografi, ku shihej bashkë me Rona Nishliun, Teuta Kurtin dhe fenomenin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin.