Soni Malaj ka zbuluar një ditë më parë nëse do të pranonte që të bëhej pjesë e edicionit të tretë të “Big Brothr VIP”. E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E Diell”, këngëtarja e njohur tha se ‘do ishte shumë e mërzitshme’.
“Jam natyrë introverte, jam shumë e mbyllur, shumë private. Do isha shumë e mërzitshme sepse në shtëpi dhe mami thotë na lodhe. Nuk është e vërtetë. Nuk ndodh. Mua më pëlqen, por…”, tha Soni Malaj.
Gjatë kësaj interviste, këngëtarja foli edhe për kantautorin e dashur për publikun, Flori Mumajesi.
“Ne jemi persona të rritur, kemi qenë të rinj, ka qenë një lidhje, ka kaluar, kemi kaluar në marrëdhënien e parë, kemi qenë për shumë vite shokë me njëri-tjetrin. Nuk mund të mësosh dikë të dashurojë, dashuria varet kur qëllon, mua më ka qëlluar vonë, mbi të 20-tat. Është një moment në jetë që vjen një person, ke një kimi të jashtëzakonshme, prandaj kam bërë këngën “Shpirti im binjak”, sepse ai është shpirti im binjak”, tha Malaj.