Sot është 2 shtatori dhe tashmë është shpallur e mbyllur sezona e dasmave dhe mbrëmjeve muzikore verore. Kjo sezonë u duk e “lodhët” në fillim, por në fund të korrikut dhe në javët e para të gushtit shpërtheu nga prania e madhe e mërgimtarëve.
Albina Kelmendi pati edhe një verë të suksesshme me dasma. Shumë data dhe në shumë vende, këngëtarja pejane krijoi atmosferë duke qenë mjaft e pëlyqer me këngët e saj.
Një verë të suksesshme e pati edhe Edona Llalloshi me bendin e saj. Këngëtarja e shumë hiteve ishte e pranishme kudo në trojet shqiptare dhe dasmat e saj bënin bujë edhe në rrjetet sociale.
I mahnitshëm dhe i papërsëritshëm vazhdon të jetë edhe Labi. Këngëtari nga Ferizaji përveç mbrëmjeve muzikore, pati edhe shumë dasma duke qenë ende një nga të preferuarit e të gjitha gjeneratave.
Asim Gashi po numëron shumë dasma dhe shumë suksese në vitet e fundit. Të tillë e kishte edhe këtë vit.
I shumëkërkuar dhe në modë vazhdon të jetë edhe Sinan Vllasaliu. Zëri i tij dhe profesionalizmi ka ardhur në shprehje edhe këtë sezon duke qenë protagonist i shumë dasmave të bukura.