Gjatë ditës së sotshme nga ora 10:00 pritet të ketë takim të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në të cilën do të diskutohet për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Njëashtu ora 10:00, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, mban konferencë për medie të thirrur nga ministri Liburn Aliu për hidrocentralet.
Më pastaj ora 11:00, Let’s Do It Kosova në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, organizon aksion pastrimi për nder të 22 prillit Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, Green Art Center (GAC) dhe Shkolla e Gjelbër në Prishtinë, organizojnë aktivitet ora 12:00.
Ndërsa poashtu gjatë pasditës, nga ora 14:00 në Kosovë pritet të arrij ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili fillimisht do të pritet në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Dhe nga ora 15:00, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.
Poashtu në ora 16:00, shefi i diplomacisë gjermane Heiko Mass do të takohet me Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, dhe pastaj takimet e tij në Kosovë do ti përmbyllë ora 17:00 ku do të pritet nga homologja e tij, Donika Gërvalla.