Pas daljes nga shtëpia e Big Brother si fitues, Luiz Ejlli është duke shijuar famën e jashtëzakonshme që mori teksa qëndroi në izolim dhe në sytë e shqiptarëve për 133 ditë me radhë.
Mbrëmjen e djeshme pas ndejës të organizuar nga Top Channel, ai ka qenë në një prej clubeve më të njohura të Tiranës, ku ka performuar në skenë së bashku me Noizyn.
Në krah të tij ka qenë edhe Kiara, me të cilën janë parë të afërt përgjatë gjithë kohës.
Ajo ka qenë së bashku me të, në momentin kur këngëtari ka performuar edhe dedikimin që iu kushtua asaj, “Me ty”.
Ndërkohë nuk ka munguar as mbështetja e publikut të pranishëm për çiftin.
@thumbshowbiz #thumbshowbiz #luizejlli #kiaratito ♬ original sound – THUMB SHOWBIZ