Kiara nuk do të rri me Luizin, i afrohet Kristit, i thotë se vetëm me atë i rrihet

Kiara nuk do të rri me Luizin, i afrohet Kristit, i thotë se vetëm me atë i rrihet

Situata nga më të ndryshme vijnë nga programi i Big Brother Vip. Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, banorët kanë kërcyer në oborr. Së fundmi në rrjet qarkullon një video ku Kiara në një moment teksa Kristi po qëndronte vetëm afrohet pranë tij duke kërcyer, raporton Gazeta Enigma.

Duke qeshur, Kiara drejtohet nga Kristi duke i thënë që nuk i rrihet me asnjë person tjetër përveç atij.

Kristi duke qeshur iu përgjigj: “po, normal”.

E gjithë kjo situatë ka bërë që njerëzit të mendojnë që kjo është strategjia e re e Kiarës për të qëndruar në lojë pasi këtë javë është në një nominim të fortë kokë më kokë me Oltën.

Biseda:

Kiara: Nuk dua të rri me asnjë përveç teje

Kristi: Si? Si?

Kiara: Nuk më rrihet them me asnjë. U afrova direkt tek ty. S’e di pse.

Kristi: Po normal.

Related Articles