Pas propozimit që mori nga këngëtari Luiz Ejlli, moderatorja Kiara Tito është pyetur sesi e mendon dasmën dhe ish-banorja e Big Brother ka zbuluar disa detaje. Në një intervistë për “E diell”, ajo ka treguar se do një dasmë tradicionale, modeste dhe në një vend ku të mblidhen shumë njerëz.
“Dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium (qesh)…jo, dua një dasmë tradicionale pa diskutim, por do doja një ambient që të mbante shumë njerëz brenda“, u shpreh Kiara.