Kida sjellë baladën e re “Ike”

Kida sjellë baladën e re “Ike”

Këngëtarja Kida ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor, i cili titullohet “Ike”.

Për këtë këngë është kujdesur producenti Çelik Lipa, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur rap-artisti i ri i skenës, Bardhi.

Kënga është e zhanrit baladë dhe është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja vjen me një atmosferë të bukur vjeshtore.

Ana vizuale i është besuar produksionit Sekuencë.

Kida vazhdon të jetë mjaft aktive dhe shumë e pëlqyer për stilin e saj të të kënduarit, ndërsa nuk mungon në prurjen e projekteve të shpeshta muzikore./Gazeta “Enigma“/ 

Related Articles