Kim Kardashian është zyrtarisht beqare.
Pas divorcit me Kanye West, fansat kanë vënë re se 41 vjeçarja, themeluese e SKIMS, ka bërë një ndryshim të madh në llogaritë e saj në rrjete sociale.
Të enjten, fansat kapën se Kim kishte hequr mbiemrin e saj “West” nga Twitter dhe Instagram.
Në llogaritë e saj, ajo tani thjesht mban emrin e saj të vajzërisë, “Kim Kardashian”.
Vendimi i Kim për të ndryshuar emrin e saj në mediat sociale vjen pasi ajo u shpall ligjërisht beqare dhe gjykatësi miratoi kërkesën e saj për të hequr “West” si mbiemrin e saj ligjor.