Klubi Rilindja 1974, kanë hedhur akuza mbi portierin e tyre, Armend Rugji.
Sipas klubit të tij, ai dyshohet se lëshoi dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Drenicës, ç’ rast edhe ndeshja ishte humbur me rezlutat 1:2.
Tutje klubi në të cilin është i angazhuar Rugji, ka kërkuar nga FFK dhe organet tjera që ta hetojnë si rast.
Megjithatë, lidhur me rastin ka folur ver portieri Armend Rugji. Në një intervistë për “Gazeta Express”, ai i mohoi kategorikisht këto akuza të ngritura mbi të.
“Pikë së pari, unë jam në futbollin aktiv qe së paku 20 vjet dhe kudo që kam mbrojtur, jam munduar që t’i përfaqësoj skuadrat e mia me nder dhe i kam djersitur fanellat duke e dhënë edhe atomin e fundit nga vetja. Nuk e di se ku janë bazuar ata që më akuzojnë” – u shpreh ai.
Më tej ai shtoi se kjo mund t’i ndodh çdo portieri, madje ka pasur raste kur kanë ndodhur edhe në Evropë dhe nuk është akuzuar askush.
“Ne jemi njerëz, secili gabon, nuk e ka ditën e tij. Kjo iu ndodh edhe lojtarëve, por roli i portierit është më i ndjeshëm dhe gabimet janë më evidente dhe bien më shumë në sy. Nuk jam i vetmi portier që gabon, kemi raste edhe në Evropë që kanë gabuar portierët e njohur dhe a i ka akuzuar ndokush ata që e kanë kurdisur lojën? Unë deri më sot nga askush nuk jam akuzuar për kësi lloj veprimesh të kurdisjes së ndeshjes. Kjo është lojë e futbollit, ku mund të ndodhin gabimet”, shtoi tutje Rugji.
Ndër të tjera Rugji theksoi se do të flas edhe njëherë me drejtuesit e klubit lidhur me këtë çështje. /Gazeta Enigma