Linda Halimi ishte një nga konkurrentët e edicionit të sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”, të cilin e fitoi Alban Ramosaj.
E njohur me emrin artistik thjesht si Lindita, këngëtarja ka bërë një publikim në rrjetet sociale lidhur me përvojën në këtë spektakël, njëherësh duke e uruar fituesin.
“Ah, jam ndier shumë mirë dhe jam kënaqur shumë! Një tjetër përvojë e bukur. Urime shumë fituesit të merituar Alban Ramosaj dhe urime të gjithëve për performancat e bukura… Sa kohë e gjatë ishte pa u parë”.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, mesazhet, dashurinë pafund që më keni falë gjatë gjithë kohës në Shqipëri! Mezi pres t’ju takoj prapë”, ka shkruar këngëtarja.