Gjatë së dielës, Mentor Palokaj, vëllau i Unikkatilit është gjetur pa shenja jete, në një banesë në Prishtinë.
Vdekjen e tij e konfirmoi miku i tij, Sadik Gjokaj, i cili shprehet të ketë mbetur i tronditur nga ky lajm.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, shtoi tutje ajo. /Gazeta Enigma