Koreografia protestuese në stadiumin e Tërnocit, dy të rinj shqiptarë ftohen nga policia

Koreografia protestuese në stadiumin e Tërnocit, dy të rinj shqiptarë ftohen nga policia

Koreografia e djeshme në stadiumin e Tërnocit e cila u realizua në shenjë proteste kundër dhunës policore në Bosilegrad ndaj futbollistëve shqiptarë, ka çuar sot në polici dy të rinj të kësaj etnie.

Siç raportohet lidhur me banderolën e djeshme thirrjes së policisë, në Bujanoc, sot është dashur t’i përgjigjen Dorart Ramadani dhe Arian Rexhepi.

Që të dy janë anëtarë të tifo grupit lokal „Agallarët“.

Ramadani është edhe anëtar i „Tifozëve Kuq e Zi“, grupim ky i cili mbështet Kombëtaten e Shqipërisë.

Ndryshe, KF Tërnoci u bë qendër e vëmendjes javën e kaluar me rastin e ndeshjes së zhvilluar në Bosilegrad.

Ky duel nuk e gjeti fundin, ngase policia para se të mbarojë ndeshja u fut në fushë duke goditur futbollistin Veton Zeqiri.

Drama vazhdojë me bastijes e zhveshtores së tërnocasve e më pas edhe me dërgimin e komplet skuadrës në stacionin e policisë të këtij qyteti.

Related Articles