Ekipi i boksit i Kosovës i ka fituar katër medalje në Kampionatin Ballkanik “Zagreb 2021”, të dielën. Kosova u kthye nga Kroacia me dy medalje të arta dhe me dy të bronzta nga Kroacia.
Vëllezërit Shpëtim dhe Bashkim Bajoku fituan medalje të arta secili në kategorinë -52 kilogramë, ndërsa Patriot Behrami në kategorinë -69 kilogramë dhe Besart Pireva në kategorinë -81 kilogramë e fituan medalje të bronztat secili.
Bashkim Bajoku, Shpresë Olimpike 2021 e KOK-ut, në finalen e sotme mundi garuesin nga Serbia, Rade Joksimoviq, ndërsa Shpëtim Bajoku (-64 kg), triumfoi ndaj Rexhinaldo Zenelit të Shqipërisë.
Në total, Shpëtimi realizoi tri fitore, ndërsa Bashkimi dy. Boksi u paraqit me katër garues në Ballkanik dhe të gjithë fituan medalje. Në këtë Kampionat drejtësinë e ndanë edhe katër gjyqtarë nga Kosova, Agim Shala, Agim Tahiraj, Visar Ibrahimi dhe Marigona Beadini, të cilët iu nënshkruan provimeve për gjyqtar ndërkombëtar të AIBA-s 1 yll.