UEFA sot pritet të marrë një vendim rreth ndeshjes Rumani – Kosovë.
Ndeshje kjo e cila u zhvillua të premten në Bukuresht, mirëpo u ndërpre si shkak i thirrjeve raciste nga titozët rumunë.
Me ç’rast kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, mori vendim që t’i tërhiqte jashtë fushë futbollistët.
Sot në një konferencë për media ka folur trajneri i “Dardanëve” Franco Foda.
Foda tha se nuk ka rëndësi se çfarë vendimi do të marrë UEFA.
“Dua t’ua bëjë të qartë të gjithëve. Kosova tashmë e ka identitetin e saj”, tha Foda.
Kombëtarja nesër në “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve. /Gazeta Enigma