Kosovari tregon se ç’ndodhi kur gjeti në rrugë portofolin e Meryl Streep

Kosovari tregon se ç’ndodhi kur gjeti në rrugë portofolin e Meryl Streep

Zymer Berisha nga Kosova, gjeti një portofol. Deri këtu nuk ka asgjë interesante dhe nëse ju themi se brenda në portofol kishte 2000 dollarë bëhet pak më interesante.

Pastaj nëse ju themi se portofoli i përkiste aktores hollivudiane Meryl Streep këtu bëhet edhe më interesante.

I ftuar në emisionin e pasdites në Klan me Rudina Magjistarin, Zymeri tha se nuk ka takuar aktoren, por vajzën e saj e cila ka shkuar të marrë portofolin dhe t’i japë një shpërblim për gjestin fisnik të djalit që e ktheu.

Fillimisht Zymeri tregoi se nuk e pranoi shpërblimin, por pasi vajza e aktores u kthye përsëri për t’i dhënë diçka në shenjë falënderimi, djali nuk refuzoi më.

Related Articles