Kristi deklaroi se ishin ndarë, e dashura nxjerr mesazhet dhe shpërthen ndaj tij

Kristi deklaroi se ishin ndarë, e dashura nxjerr mesazhet dhe shpërthen ndaj tij

Krist Aliaj, një nga banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania ditët e fundit është kthyer në temë diskutimi pasi në fillim të spektaklit deklaroi se kishte dikë që e priste jashtë, ndërsa së fundmi ka shprehur hapur pëlqimin për një banore të re.

Pas hyrjes së Keisi Medinit, ai ia ka shprehur hapur pëlqimin dhe duket se tashmë dyshja ka nisur të afrohet gjithnjë e më shumë.

Në spektaklin e mbrëmjes së të martës, Kristi ka sqaruar publikun për këtë ngjarje që bëri bujë në rrjete sociale, duke thënë se është ndarë nga partnerja përpara se të hynte në shtëpi.

Megjithatë kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re nga e dashura e tij që e priste jashtë, Zaza, e cila ka bërë publike mesazhet e fundit me të.

Në bisedën e zhvilluar në rrjetet sociale në 24 dhjetor të vitit të kaluar, duket se çifti i shpreh ndjenjat njëri-tjetrit me fjalë dashurie, ndërsa në një postim tjetër ajo e konsideron Kristin një “gjarpër” që sado ta ushqesh dhe të kujdesesh, në fund do të të kafshojë.

foto galeri
foto galeri

Related Articles