Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka takuar Hristijan Mickoskit, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.
Temë e diskutimit me dy kryeministrave ishte edhe incidenti që i ndodhi presidentes Vjosa Osmani në Aerportin e Shkupit.
Mickoski, në një konferencë për media tha se i vie keq për atë që ka ndodhur.
“Jam ofruar edhe unë personalisht. Herën e ardhshme, kur zonja presidente e Kosovës të udhëtojë dhe të shfrytëzojë shërbimet e Aerportit të Shkupit, ta shoqërojë atë deri në momentin kur ta braktisë dhe ta largohet nga aeroporti i Shkupit”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma