Kuka shpreh mirënjohje për xhudistët, i quaj heronj

Kuka shpreh mirënjohje për xhudistët, i quaj heronj

Ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike në të gjitha pjesëmarrjet e tij ka arritur të korrë suksese, gjë për të cilat shumë njerëz ndjehen krenarë.

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, është shprehur mirënjohës ndaj ekipit të tij, pikërisht për sukseset e arritura në tri olimpiadat, ku mori pjesë Kosova.

Madje ai xhudistët i quajti heronj.

“Ju faleminderit nga Zemra. Mbushët rrathët Olimpik me medalje”, u shpreh Kuka.

Numri i medaljeve që sportistët arritën t’i sjellin në Kosovë, nga tri Lojërat Olimpikë është pesë.

“Mirënjohje Majlindes e Fatosit për punën afër meje! Agronit Presidentit tonë falenderim të veçantë! Klubit më të mirë në Botë një falenderim i veçantë Judo Team Ippon -Peja,Ëe make Champions of the Ëorld. Gjithë komunitetit të xhudos që jemi pak por me vlera shumë. Komiteti Olimpik e Ministria e Sportit ishin afër nesh me përkahje sa herë kishim nevojë!”, u shpreh Kuka.


Related Articles