Kuka thotë se shteti të kërkojë llogari nga Federatat e klubet që marrin financa e s’arrijnë suksese

Kuka thotë se shteti të kërkojë llogari nga Federatat e klubet që marrin financa e s’arrijnë suksese

Trajneri Driton Kuka ka deklaruar se Federatat dhe klubet nga sportet e ndryshme duhet të japin llogari për mossukses.

Sipas tij, është e udhës që shteti të kërkojë llogaridhënie nga Federatat dhe klubet që marrin financa goxha të mira, por që në fund nuk arrijnë suksese të kënaqshme.

“Dua të besoj që është koha e fundit që Shteti të krijoj mekanizma për përgjegjësi për federatat e klubet që po marrin financa koxha të mira e përgjegjësi për rezultate pak ose fare po kërkohet. Lojërat Olimpike morën fund e shumica federatave apo krerëve të federatave spo e marrin mundin me fol për arsyet pse as Norma Olimpike smund të arrihen e le ma medalje”, tha ai.

Ai e mori si shembull dhe model Gjermaninë, ku kandidati për kryetar të ndonjë Federate kandidon me program dhe cak, të cilin e prezanton tek shteti.

E nëse nuk e arrin cakun e vënë, ai s’do të kandidojë më sepse shteti nuk i financon ata që nuk arrijnë suksese dhe që nuk mbledhin pikë të mjaftueshme të normës olimpike.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit më të suksesshëm në histori të Kosovës.

Related Articles