Pas përplasjes që Gania e pati me Edonën, ai e vazhdoi atë me Bleron, duke i thënë këtij të fundit se e mori rolin e avokatit të saj.
Blero iu kundërpërgjigj atij duke i thënë se ai e ka mendimin e tij, teksa shtoi se “t’i thuash dikujt ke dalë kundër Zotit, është shumë e rëndë”.
“Duhet me u mësu me me ngu, kjo i bjen që kujtdo t’i thuash se ke dalë kundër Zotit, as unë as ti s’jemi krijuesi. Ti thuaj “unë mendoj” e jo je dalë kundër Zotit”, i tha Blero.
Ndërsa, Gania tha se nuk është mendim që Edona ka dalë kundër Zotit, por është argument.
Gjatë debatit mes dy banorëve u përdorën edhe fjalët “pis” e “gacë e mbuluar”.