Robin dhe Marigona Krasniqi së fundmi kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë. Sigurisht, të ftuarit ishin të shumtë në numër, edhe nga të famshmit.
Aty nuk munguan edhe mysafirë nga politika, veçanërisht nga dy partitë opozitare, PDK dhe AAK.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deputetja e po këtij subjekti politik, Blerta Deliu, Besnik Tahiri dhe Daut Haradinaj nga AAK ishin vetëm disa prej të ftuarve.
Aty ishte edhe Vlora Çitaku, nënkryetarja e PDK-së, partisë më të madhe opozitare.E pyetur nga Prive se a i shkon mendja që të organizojë një dasëm të tillë, ajo pati një përgjigje interesante.
Mes tjerash, Çitaku me humor tha se është “shumë herët me folë” për dasmën e saj./Gazeta Enigma/