E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin në Top Albania Radio, ka qenë gazetarja dhe moderatorja Ilnisa Agolli.
Ajo është gjithashtu ish-banore e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, e cila u eleminua gjatë një nominimi shumë të fortë afër finales së madhe.
Ajo u fut dje në shtëpi për t’i bërë një surprizë partnerit të saj, Meritonit, i cili vazhdon të jetë ende në garë. E pyetur nga Arbri se çfarë do të dëshironte t’i thoshte në vesh Meritonit në ato çaste dhe çfarë priste nga ai, ajo u përgjigj:
“Unë ja thashë. Ai e di shumë mirë që e dua, por që e dua më të gjallë atje brenda. Nuk e shoh dot të mërzitur të them të drejtën. Se ja dua shumë shpirtin dhe sytë kur i qeshin dhe për këtë më vjen keq, por në atë shtëpi zymtësia ka rënë në dukje. Nuk më ka surprizuar më shumë seç prisja se unë e prisja këtë gjë. Me Meritonin ka ndodhur diçka shumë e jashtëzakonshme aty brenda që ne e kemi njohur njëri-tjetrin që në ditët e para dhe kemi besuar tek njëri-tjetri që në fillim”.
Si do të ishte një fushatë elektorale nga Ilnisa për të promovuar fitoren e Meritonit?
“Do ta shihni në ditët në vijim…”
Pas surprizës, shumë banorë u shprehën të emocionuar dhe thanë se ata të dy janë çifti më real i krijuar. Ja si e komentoi ajo këtë deklaratë:
“Banorët kur duan e tregojnë të vërtetën që ndjejnë dhe kur nuk duan bëjnë të kundërtën. Kjo është tipologjia e lojtarëve mesa duket në këtë edicion, por më vjen mirë që në momente të tilla ata nuk do të vepronin ndryshem sepse ajo që duket duket”.