Kryeminsitri Albin Kurti ka falënderuar ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, për kontributin e tij për çlirimin dhe sjelljen e paqes në Kosovë, në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, njofton Gazeta Enigma.
“Faleminderit zoti President për kontributin tuaj të pamasë për çlirimin dhe paqen tone”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X, në një replikë të postimit të presidentit Clinton, i cili po ashtu përkujtoi sulmet e NATO-s ndaj caqeve serbe, për çlirimin e Kosovës.
Clinton ishte President i SHBA-së gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ishte një ndër zërat kryesorë për fillimin e bombardimit të Serbisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë.
Përderisa ishte ende e paqartë nëse NATO-ja do të fillonte bombardimet, Clinton pati thënë se një gjë të tillë do ta bëjë vetë Amerika, edhe pa miratimin e anëtarëve të NATO-s. /Gazeta Enigma
Thank you Mr. President for your immense contributions to our liberation and peace. https://t.co/LHxbsLmfA6— Albin Kurti (@albinkurti) June 12, 2024