Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mbrëmë bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, ishin në kinema, për të parë filmin ‘’Luaneshat e Kodrës’’ të regjisores Luana Bajrami.
Siç shkruan Konjufca, kinematografia kosovare po shënon gjithnjë sukses kulmor në arenën ndërkombëtare, andaj duhet të kenë përkrahje të gjithanshme.
”Mbrëmë kisha kënaqësinë që së bashku me kryeministrin z.Albin Kurti dhe shefin e stafit z.Ilir Kërçeli të kaloj ca çaste të këndshme artistike me filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisores së mirënjohur Luana Bajrami.
Kinematografia jonë po shënon gjithnjë e më shumë suksese kulmore në arenën ndërkombëtare.
“Luaneshat e Kodrës” ishte filmi i parë kosovar i cili u shfaq në Festivalin e Kanës. Në edicionin e vitit 2021 ai ishte pjesë e programit Directors.
Ëndrrat dhe ambiciet e luaneshave meritojnë përkrahjen e gjithanshme, e cila shpresoj që nuk do t’iu mungojë”.