Analisti i njohur Parim Olluri, së fundmi ka reaguar për çështjen e mosekzekutimit të pagave ndaj mësuesëve grevistë.
Me anë të një postimi në Facebook, Olluri një vendim të tillë e cilëson të poshtër.
“Është çështje e poshtërsisë. Është veprim brutal i Kurtit që ka për qëllim frikësimin e njerëzve. Por, e mira është s’po i frikësohet askush”, ka shkruar ai.
Ai ka përmendur edhe faktin që disa deputetë të partisë në pushtet kanë dalë kundër vendimit të Qeverisë.
“Edhe deputetët e pushtetit po i dalin kundër këtij akti makabër”, ka përfunduar Olluri.
Kujtojmë se vendimi i Qeverisë për mos ekzekutimin e pagave për muajin shtator për grevistët ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.