Kush e fitoi mbrëmë Big Brother VIP Albania 3?

Kush e fitoi mbrëmë Big Brother VIP Albania 3?

Për herë të parë në një edicion VIP, një grua fiton çmimin e madh të “Big Brother”.

Në një natë magjike, plot surpriza dhe emocione dhe një garë të fortë mes pesë finalistëve, Egla Ceno rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh! Aktorja ia doli në garën përballë Julian Dedës, Romeo Veshajt, Heidi Bacit dhe Meriton Mjekiqit.

Në një finale maratonë, me një transmetim live mbi 6 orë, të pestë banorët rikujtuan eksperiencën e tyre në reality shoë, ndërkohë që u surprizuan nga “Vëllai i Madh”, duke dhuruar emocione të forta për publikun.

Pavarësisht kohëzgjatjes së tij ky edicion i Big Brother VIP Albania nuk mund ta kalojë edicionin e vitit të kaluar ku nga ky edicion doli një fenomen, siç ishte Luiz Ejlli.

Megjithatë, gara ishte e ngushtë mes të shumë protagonistëve të Big Brother VIP, sidomos pesë finalistët ku në fund fitoi aktorja Egla Ceno.

Related Articles