Fifi bëri bujë të madhe që nga hyrja e saj në BBV e deri tek dalja e saj.
Këngëtarja u përfol shumë për raportin e saj me Granitin.
Ata provuan të krijonin një marrëdhënie por gjatë rrugëtimit e panë që ajo ishte e pamundur dhe vendosën të mbesin vetëm shokë.
Edhe pas daljes së dy ish banorëve u përfol për një lidhje mes tyre por këngëtarja e hodhi posht këtë aludim.
Por ajo që ka bërë të dyshohet se ajo po krijon diçka me dikë tjetër, janë postimet dhe gjendja e saj kohëve të fundit.
Së fundi ajo ka bërë një postim ku ka shkruar: Ti shkëlqen ndryshe, kur je e lumtur me të vërtetë.
Nuk dihet cilët janë arsyet e lumturisë së saj por këngëtarja ka shkëlqyer në imazhet e publikuara./Gazeta Enigma/