“Money Heist”- La Casa De Papel, mban rekordin aktual të të qenurit titulli më i shikuar jo-anglez në Netflix, i cili pritet të shfaqet në pjesën e dytë të vitit 2021.
Katër sezonet e para të “La Casa De Papel”, mblodhën 65 milionë shikime. Pjesa katër e “Money Heist”, u publikua më 3 prill 2020, me gjithsej 8 episode.
Ndërkohë, Netflix ka bërë të ditur se ky do të jetë sezoni i fundit i serive më të pëlqyera. Kështu, regjisori i “La Casa De Papel”, Alexa Pina, tha se ka qenë shumë e vështirë të vijnë deri në këtë përfundim, por la për t’u kuptuar se ky sezon do të jetë më interesant nga të gjitha.
Pyetja e të gjithë shikuesëve të serisë së famshme, mund të jetë se pse po i vije fundi?
Regjisori Pina, në lidhje më këtë shtoi se kur një film, serial apo show bëhet shumë i shikuar, është e vështirë t’i mbash të gjithë nën kontroll dhe më e vështirë të të vijnë në kohë, e dijmë këtë nga seri të tjera, duke lënë për t’u kuptuar se ka edhe shumë arsye tjera pse këtij show i ka ardhur fundi. Sezoni i fundit do të ketë gjithsej 10 episode, gjithashtu i bashkëngjiten edhe dy aktorë të rinj. Ndër të tjera, disa zëra kanë thënë se “Nairobi” do të jetë pjesë e sezonit të 5-të, në episodin e parë.
Më së fundi në verë, do të shfaqet në Netflix për të gjithë ata që e kanë pritur me padurim sezonin e fundit të “La Casa de Papel”./21Media