Lajmërohet burri i Shkurte Fejzës: Sot u lirova nga spitali, falë zotit shpëtova pa pasoja të rënda

Lajmërohet burri i Shkurte Fejzës: Sot u lirova nga spitali, falë zotit shpëtova pa pasoja të rënda

Hajrush Behluli, burri i këngëtares Shkurte Fejza u godit nga një veturë të premten në Prizren.

Behluli ka reaguar sot përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka njoftuar shokët dhe miqtë e tij se nga ky aksident ka shpëtuar pa pasoja të rënda.

Tutje ai ka njoftuar se sot u lirua nga spitali, derisa tha se gruaja dhe fëmijët kishin përjetuar skena të dhimbshme.

“E mendoj sa vlerë të madhe ka të jesh mes njerëzve tu e të mos lodhesh për asgjë veç shëndetit. Ju faleminderit për kujdesin, thirrjet, vizitat dhe gjithçka që keni bërë në përkrahjen time dhe të familjes. Uroj që mos ta përjetojë askush të keqen. Zoti ju ruajt e ju bekoftë kudo që jeni”, tha ai. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles