Lara Gut-Behrami, sportistja më e mirë e vitit në Zvicër

Lara Gut-Behrami, sportistja më e mirë e vitit në Zvicër

Skitarja Lara Gut-Behrami, bashkëshortja e ish-futbollistit Valon Behrami, është shpallur sportistja më e mirë e vitit në Zvicër.

Ajo u shpall më e mira gjatë së dielës në ceremoninë “Sport Awards”.

Gut-Behrami ishte më e mira edhe në vitin 2016 dhe 2023.

“Dua të falënderoj familjen që ishte gjithnjë aty për mua”, ka thënë Gut-Behrami.

Ndërkohë për herë të katërt rresht sportisti më i mirë i Zvicrës u shpall skitari Marco Odermatt.

Për herë të parë një sportist shpallet më i miri i Zvicrës katër herë rresht. Titull të rëndësishëm fitoi edhe Granit Xhaka, që u shpall MVP i Zvicrës për vitin 2024. /Gazeta Enigma

Related Articles