LDK-ja mbështet dialogun kërkon të respektohet integriteti dhe sovraniteti i Kosovës

LDK-ja mbështet dialogun kërkon të respektohet integriteti dhe sovraniteti  i Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet dialogun i cili do të zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dialog në të cilin duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës si dhe sovraniteti dhe integriteti i saj.

Poashtu LDK-ja ka kundërshtuar planet “non-paper” të cilat rrezikojnë shtetësinë e Kosovës.

Teuta Sahatqija nga LDK-ë ka bërë kompromise të dhimbshme për të fituar pavarësinë  e saj.

Sipas saj dialogu duhet të jetë me Kosovën e jo për Kosovën.

“Në parim duhet të jetë ruajtja e kushtetutshmërisë, ruajta e sovranitetit e integritetit të Kosovës. Në të njëjtën kohë mendojmë që roli i SHBA-së duhet të fuqizohet në këtë proces”, ka thënë ajo.

Related Articles