Menjëherë pas përfundimit të njërit prej formateve reality më të komentuara, është rikthyer pikëpyetja e madhe se kush do ta moderojë Big Brother Vip Albania 4.
Tifozëria mes moderatorëve është ndarë në dysh.
Shumë shikues dëshirojnë që formatin ta udhëheqë moderatorja Arbana Osmani, e shumë të tjerë Ledion Liço.
Mirëpo ky i fundit duket se ka shuar kureshtjen e audiencës në një intervistë të dhënë për Top Channel.
Ai ka thënë se mezi pret që ta bëj prap Big Brother-in.
“Ishte një punë që të konsumonte kohën, por për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese dhe mezi pres që ta bëj prapë”, është shprehur moderatori.
Ka pak kohë që ka përfunduar BBVA3, ku fituese e këtij edicioni ishte Egla Ceno. /Gazeta Enigma