Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, dhe bashkëshortja e tij, Sara Hoxha, së fundmi janë duke i shijuar pushimet në Dubai.
Ndërkohë, çifti kanë ndarë foto me ndjekësit e tyre, duke tërhequr kështu edhe vëmendjen e tyre.
Ka qenë Ledri, ai i cili ka publikuar një imazh në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me Sarën në plazh, teksa e ka ngacmuar paksa në mbishkrimin e fotografisë.
“Pas çdo mashkulli të suksesshëm është një grua, e cila ja “tesh” që s’po ka kohë”, ka shkruar ai.
Menjëherë ka qenë reagimi i partneres së tij, duke mos mundur të qëndronte indiferente.
“Ju i jepni një burri, një foshnje dhe ai ju jep muskuj të formësuar barku që të mund të fshiheni pas tyre, i thonë kësaj”, ka shkruar ajo.