Ledri Vula po përgatitet për të na sjellë një tjetër hit. Artisti duket se ka përfunduar realizimin e këngës dhe tani është rradha e xhirimeve të videoklipit.
Por, jo çdo gjë ka shkuar sic duhet!
Reperi është lënduar në buzë, duke u çarë. Ka qënë partnerja e tij, Sara Hoxha, ajo e cila ka publikuar pamjen nga gjendja e Ledrit përmes një fotoje në Instastory. Por ajo që tërhoqi vëmendjen është mbishkrimi i saj “funny”.
“Mos të kisha qenë aty gjatë lëndimit, nuk do e besoja kurrë si ndodhi”, ka shkruar Sara.
Më pas, blogerja ndau me publikun edhe një moment tjetër nga xhirimet. Në pamje shihet Ledri i ulur, teksa i drejton vetes armën.
Epo, jemi të sigurtë që pas gjithë kësaj pune të lodhshme dhe me lëndime, në fund do të kemi një super projekt, të cilin ende nuk e dimë nëse është solo apo një bashkëpunim.