Ledri Vula pësoi një incident gjatë xhirimeve të klipit të ri dhe vëmendjen e mori komenti i Sarës

Ledri Vula pësoi një incident gjatë xhirimeve të klipit të ri dhe vëmendjen e mori komenti i Sarës

Ledri Vula po përgatitet për të na sjellë një tjetër hit. Artisti duket se ka përfunduar realizimin e këngës dhe tani është rradha e xhirimeve të videoklipit.

Por, jo çdo gjë ka shkuar sic duhet!

Reperi është lënduar në buzë, duke u çarë. Ka qënë partnerja e tij, Sara Hoxha, ajo e cila ka publikuar pamjen nga gjendja e Ledrit përmes një fotoje në Instastory. Por ajo që tërhoqi vëmendjen është mbishkrimi i saj “funny”.

“Mos të kisha qenë aty gjatë lëndimit, nuk do e besoja kurrë si ndodhi”, ka shkruar Sara.

Ledri Vula pësoi një incident gjatë xhirimeve të klipit

Më pas, blogerja ndau me publikun edhe një moment tjetër nga xhirimet. Në pamje shihet Ledri i ulur, teksa i drejton vetes armën.

Ledri Vula pësoi një incident gjatë xhirimeve të klipit

Epo, jemi të sigurtë që pas gjithë kësaj pune të lodhshme dhe me lëndime, në fund do të kemi një super projekt, të cilin ende nuk e dimë nëse është solo apo një bashkëpunim.

Related Articles