Modelja dhe prezantuesja shqiptare, Leila Kraja, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjete sociale.
Ajo shpesh ndan imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa nuk mungon me postime të tjera nga përditshmëria.
Së fundmi, Lei u ka dhënë më shumë mundësi fansave të pyesin përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.
E pyetur nëse është kundër ndërhyrjeve kirurgjike, moderatorja ka deklaruar se nuk është kundër por që nuk ka bërë akoma ndonjë të tillë.
“Pro apo kundër ndërhyrjeve?”, ka qenë pyetja drejtuar Krajës.
“Unë nuk është se kam bërë, por nuk jam kundër. Thjesht jam kundër kur shndërrohesh në një person tjerër”, u përgjigj ajo.
Leila prej vitesh ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale për shkak të paraqitjeve atraktive, duke u cilësuar si një nga prezantueset më tërheqëse të sportit.